Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vite me rradhë. Ai është një frut i pasur në ushqyes dhe antioksidantë që i bëjnë mirë shëndetit.

Përfitimet Kryesore Të Rrushit Për Shëndetin

Vitamina C dhe K

Një filxhan me kokrra rrushi përmban 27 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 28 përqind të vitaminës K. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për më tepër, rrushi është i pasur edhe me vitaminë B6, fibër, kalium, mangan dhe antioksidantë. Këto të fundit ofrojnë mbrojtje për organizmin ndaj sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Rrushi Për Shëndetin E Zemrës

Disa prej përbërësve të shumtë të këtij fruti dhe verës që prodhohet prej tij, ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës. Ka studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, që konfirmojnë se rrushi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Mbrojtje Kundër Diabetit

Ndonëse rrushi është një frut me një përmbajtje të lartë sheqeri, ai ka një nivel të ulët të indeksit të glicemisë. Ekspertët thonë se përbërësit bimorë të tij e mbrojnë organizmin nga rritja e sheqerit në gjak.

Shëndeti I Syve

Përbërësit bimorë të rrushit siç janë resveratroli, luteina dhe zeaksanthina ofrojnë mbrojtje për sytë nga disa prej sëmundjeve si perdja e syrit apo glaukoma.

Shëndeti i Kockave

Mineralet si kalçiumi, magnezi, kaliumi, fosfori dhe mangani janë të dobishëm për shëndetin e kockave. Këto minerale që gjendet te rrushi kanë një efekt mbrojtës për kockat.

Kundër Baktereve Dhe Infeksioneve

Vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi janë të dobishme për sistemin imunitar dhe e pajisin atë me mekanizmat e duhur për mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe baktereve.

Për Jetëgjatësinë

Resveratroli që e përmendëm më lart aktivizon genet që ngadalësojnë plakjen dhe nxisin jetëgjatësinë tek njeriu.

Inflamacioni Kronik

Inflamacioni kronik luan një rol kryesor në zhvillimin e sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, reumatizma dhe sëmundjet autoimunitare. Kokrrat e rrushit mund t’i konsumoni dhe shijoni të freskëta, të ngrira, në formën e lëngut ose në verë, por pa e tepruar. Për përfitimet më të mëdha, AgroWeb.org sugjeron të zgjidhni rrushin e freskët të stinës. /AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: