Teksa një ditë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi që nga e hëna do të nisë procesi mësimor me orar normal, mësuesit e kryeqytetit sot edhe nesër janë thirrur në punë. Ky fakt është i ditur nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëherësh kryetar i Komisionit të Medias dhe Edukimit.
Deputeti demokrat ka siguruar për ‘BallkanWeb’ një mesazh që drejtoria e Arsimit Tiranë iu ka dërguar drejtuesve të shkollave të kryeqytetit dhe mësuesve, ku bëhet me dije se sot dhe nesër duhet të bëhet gati orari për procesin mësimor si dhe ndarja e turneve për ato shkolla që kanë shumë kapacitet.
“Merreni seriozisht dhe lërini punët e tjera këtë fundjavë.”, thuhet ndër të tjera në porosinë e drejtorisë së Arsimit. Gjekmarkaj e ka cilësuar sjelljen e drejtoreshës si “prej patronazhisti’.
Mes të tjerash Gjekmarkaj thotë në reagimin e tij se mësuesit shqiptarë “më shumë sekushdo meritojnë respektin e një shoqerie të emancipuar të shprehur nepermjet ligjit ! Atyre askush ska të të drejtë tu imponohet me urdher partie për ti nxjerrë në punë në ditë pushimi e jo më ti kercenojë”.
MESAZHI I DREJTORISË SË ARSIMIT
Mirembrema te gjitheve!
Ndjese per orarin !??
Duhet bere orari mesimor gati dhe klasat.
Neser dhe pasneser ne pune.
Te henen nuk duhet te krijojme kaos.
Duhen njoftuar mesuesit dhe nxenesit per oraret ne shkollat me dy turne.
Merreni seriozisht dhe lerini punet e tjera kete fundjave.
Nuk e filluam mire javen e pare.
Mesimi normal dhe sigurisht edhe pushim te gjate por nen mbikqyrje te rrepte ne oborre.
Do jeni ne fokus diten e hene nga te gjitha anet…
Nuk ka pushim per mesuesit apo punonjesit e tjere.
Orari mesimor te shpallet pasneser ne facebook e shkolles.
Ju falenderojme per mirekuptimin.??
Naten e mire dhe shihemi neser.?
REGIMI I PLOTE I AGRON GJEKMARKAJ
Kur një drejtoreshe sillet si Patronazhiste!
Drejtoresha e Arsimit e Tiranes militante e dashur e Rilindjes ju dergon një mesazh mesuesve për tu rrembyer ditet e pushimit po edhe për ti kercenuar me lezet !
Ajo me gjuhë tipike propagande , me të njëjtat ikona lezeti e kenaqesie politike me autoritet që ta jep sundimi dhe jo ligji ju thotë dilni në punë të shtunë e të diele se nuk e filluam mirë javen e parë të shkolles! Drejtoresha sillet si patronazhiste u bën me dije se do të jenë në fokus nga të gjitha anet !
Kjo ha interpretim ! I veren pushteti, ajo vete dhe amanetqaret e saj, i sheh publiku dhe media e të tjerë.Në fakt e filluan për faqe të zeze me rremuje e kaos, me shume pak mesim e teper zhurmë!
Po femijet dhe mesuesit shqiptarë jetojnë me keto gjëra s’ka gajlje për ta.Të rrojë Partia, Të rrojë xhajë Edi, të rrojë ministria dhe ministrushja , të rrojë shtepia botuese që prej tetë vitesh ju qet në dritë librat !
Një javë me turne me ore të kufizuar së dushman virusi është në sulm pastaj mesim normal se protestojnë prinderit ! Se si për një javë u zgjidh siguria një zot e di por edhe sesi më turrne ishte më shumë askush nuk e di !
Mesuesit shqiptarë më shumë sekushdo meritojnë respektin e një shoqerie të emancipuar të shprehur nepermjet ligjit ! Atyre askush ska të të drejtë tu imponohet me urdher partie për ti nxjerrë në punë në ditë pushimi e jo më ti kercenojë. Këtë e bëjnë vetem militantet të cileve sherbestaria u lejon të kenë zonen e tyre të pushtetit dhe beneficet e tij.
Pushteti bën tendera e konçensione po rrogat e mesuesve nuk i rrit, varferia e tyre është aleati i teokracisë politike, femijet e paditur masa e neserme e manipulueshme.
Në një vend normal kjo drejtoreshe pasi kerkon falje publike largohet nga puna ndersa ketu me gjase do zërë vendin e Bora Muzhaqit në minsitrinë e arsimit !! Mos i mendoni mesuesit si një turmë hallexhinjesh që nuk ngrenë krye, që nuk dinë të mbrohen! Gaboheni rëndë!
Dija e mund injorancen këtë bahçe ku rritet sundimi dhe urdheri abuziv ! Mesuesit nuk pranojnë padronë e patronazhistë!
Shqiperine e kanë bëre mesuesit !Kujtoni Petro Nini Luarasin kur tha qe me gjakun tim shkruani germat e shqipes!
(BalkanWeb)