E hënë 16 shtator 2024, një datë që mund të bëhet historike për Manchester Cityn. Dy ditë pas debutimit në Champions League, ndaj Interit ndër të tjera do të hapet gjyqi ndaj klubit anglez të trajnerit Pep Guardiola për shkelje të Fair Play-t Financiar. Në fakt, Premier League akuzon kompaninë në pronësi të Sheikh Mansur bin Zayd Al Nahyan për shkelje sistematike dhe të përsëritur të rregullave të vendosura nga UEFA, me më shumë se njëqind raste nën hetim. Për nëntë vjet, nga viti 2009 deri në 2018, City dyshohet se iu shmang rregulloreve të shpenzimeve duke mos dhënë informacion të saktë në lidhje me operacionet e tij.
Sipas shtypit anglez, gjyqi ndaj Qytetarëve do të zgjasë dy muaj e gjysmë dhe dënimi duhet të mbërrijë në fillim të vitit 2025 (kujtojmë se vitin e kaluar, për shkelje të Fair Play Financiar, Premier League sanksionoi Evertonin me – 8 pikë dhe Nottingham Forest me -4).
Teorikisht, nëse do të vërtetoheshin akuzat më të rënda, City rrezikon të bjerë nga kategoria. Shkeljet e supozuara, siç u përmendën, përfshijnë mosdhënien e informacionit të saktë financiar për nëntë sezone, detaje jo të plota të shpërblimit të ish-menaxherit Roberto Mancini gjatë katër sezoneve që ai ishte në klub nga 2009 deri në 2013 dhe detaje jo të plota gjithashtu të shpërblimit të lojtarëve, duke përfshirë ish-mesfushori Yaya Touré, për gjashtë sezone nga 2010/11 deri në 2015/16.
Klubi, nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar çdo akuzë dhe ka pretenduar se ka në posedim “provave të pakundërshtueshme” që do ta shfajësojnë atë. Kompania ka punësuar Lord Pannick KC për të udhëhequr mbrojtjen kundër akuzave.
Premier League nisi një hetim për Cityn në vitin 2018 pas publikimit të dokumenteve të Football Leaks nga gazeta gjermane Der Spiegel, duke përfshirë kopjet e kontratës së Mancini, marrëveshjet për të drejtat e imazhit që përfshinin agjentin e Touré dhe emaile të shumta që sugjeronin se pronarët e Cityt paguanin drejtpërdrejt paratë që duhej të kishin ardhur nga marrëveshjet e sponsorizimit.