TIRANE

Mazhoranca konsideron Arta Vorpsin, kandidaten e renditur nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi në krye të listës e cila i është vënë në dispozicion institucionit të Presidentit, automatikisht të zgjedhur si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.


Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, shpjegon se dhe pse Kreu i Shtetit nuk ushtroi të drejtën e dekretimit të një kandidature për vendin vakant në Gjykatë, mekanizmi zhbllokues që parashikon Kushtetuta, mundëson që Vorpsi të shpallet anëtare e Kushtetueses.

Presidenti Republikës në letrën drejtuar KED-së, argumenton pamundësinë për të përzgjedhur një emër për anëtar të Kushtetuteses nisur nga fakti se radha e përzgjedhjes është e Parlamentit. Argument me të cilin Manja nuk pajtohet.


Manja thotë se kjo nuk është logjika e ligjvënësit, i cili ka parashikuar mekanizmat zhbllokues.


Kryekomisioneri i Ligjeve thotë se Presidentit i ka skaduar këtë të premte afati 30 ditor për të dekretuar emrin e dytë për anëtar të Kushtetuteses. Ndërkohë që këtë të drejtë Kuvendi do ta ushtrojë në sencën plenare të së hënës, ku do të votojë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës më të lartë në vend, ku për secilin nevojiten të paktën 84 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb