Kim Jong Un ka zënë kryetitujt e lajmeve gjatë 2018-ës për kërcënimin me armë bërthamore dhe për përplasjen verbale me Donald Trump për marrëveshjen e paqes. Por sa herë ai përbën lajm, dy personave të tjerë u bien telefonat, shkruan David Cox.

Dy satiristë politikë që jetojnë në Hong Kong, Howard X dhe Minyong Kim nga Seuli, që njihen me emrin “Dragon Kim”, janë anëtarët e vetëm të asaj që ata e quajnë grupi i imituesve të Kim Jong-un.

Në 6 vitet e fundit, dyshja falë ngjashmërisë me Kim Jong-Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, fitonin deri në 10 mijë USD në ditë në punë të tilla si videolojëra, hapjen e qendrave tregtare, dhe zbavitjen e vizitorëve. Sa herë Kim Jong-Un lëshon një raketë ose kur e quan Donald Trumpin një matuf, atëherë telefoni im fillon dhe bie për punë”, thotë Howard. “Është gjithmonë në minutën e fundit, nganjëherë vetëm 24 orë përpara”, shprehet ai.
(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb