Një bazë hapësinore, edukative, mbresëlënëse u hap për publikun e gjerë në Kinë në një zonë të humbur në shkretëtirën e Gobit (veriperëndim). Ajo iu prezanton vizitorëve sesi mund të ngjasojë jeta në Mars.

Nuk ka as astronautë dhe as jashtëtokësorë që dalin nga godina të bardha në mesin e kodrinave të zhveshura.

Të parët që do ta vizitojnë “Baza Mars 1″ janë adoleshentët.

Përurimi i qendrës vjen në një moment kur Kina po mundohet pak nga pak të kapë vonesën e saj kundrejt SHBA-së dhe Rusisë në fushën e eksplorimit hapësinor. Ajo ka ambicie të dërgojë një ditë një ekuipazh me njerëz në Hënë.

Agjencia kineze e hapësirës parashikon të dërgojë një automjet të telekomanduar në planetin e kuq vitin e ardhshëm.

Baza me linja futuriste dhe stil modern e ngritur në provincën Gansu është e pajisur me një kupolë me ngjyrë argjendi dhe nëntë module, që garanton ambientet e përditshmërisë, një sallë kontrolli, një serrë ose pjesën e hyrjes.

Adoleshentët u pajisën me veshjet e përshtatshme përpara se të nisnin shëtitjen në shkretëtirë, ku do të kishin mundësi të eksploronin shpella në një peizazh shumë i ngjason me Marsin. Qyteti më i afërt është Jinchang, rreth 40 kilometra larg.

Ky program u bë i mundur në sajë të ndihmës së Qendrës së astronautëve të Kinës dhe të ”China Intercontinental Communication Centre” (CICC), një kompani publike e shërbimeve audiovizuale./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: