Katër studentë kinezë kanë kaluar 110 ditë në një laborator të mbyllur, i ngjashëm me një mjedis hënor, njoftoi sot media shtetërore, në një kohë kur Kina synon të dërgojë njerëz në Hënë.

Katër studentë të Universitetit kinez të Beihangut, i specializuar në kërkimet astronautike, kanë jetuar në këtë laborator prej 160 metrash katrore të quajtur Yuegong-1 (“Pallati hënor-1”), theksoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

Këta vullnetarë kanë banuar në këtë laborator të mbyllur për të imituar një mision të gjatë autonom, pa ndihma nga jashtë.

Qëllimi ishte testimi i përshtatjes së trupit me jetën në një hapësirë të mbyllur.

Ky është qëndrimi i dytë i këtij grupi studentësh në laborator. Ata kishin banuar aty për 60 ditë në 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: