Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që t’i kërkohet SHIK informacion me shkrim në lidhje me akuzat e hedhura dje në drejtim të tij nga kreu i PD Sali Berisha.
Majko takoi Spiropalin, pasi Berisha deklaroi se “Majko ka dalë në përgjime duke bërë pazare në tavolina”.
Menjëherë pas takimit të deputetit socialist me kryetaren e parlamentit, ka reaguar sërish Berisha. Kreu i PD shprehet se “Majko po kërkon strehim politik tek Spiropali”. Berisha shprehet gjithashtu se “Pandeli Majko është përfshirë në dosjen e krimit elektoral në Kukës”.
Postimi i kreut të PD Sali Berisha:
Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!
Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”.
(Balkanweb)