Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg, u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë për të hyrë në BE.

Faleminderit i dashur kryeministër!  I dashur Ministër! Shqipëria është vërtete një histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap drejtë anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Zgjerimi për mua është më shumë sesa t’i shtosh BE-së një vend. Ai ka të bëjë me bashkimin e Europës. Radek dhe unë jemi brezi i 2004-ës, i ashtuquajtur brezi i 2004-ës, kështu që mund të themi në vet të parë se cilat janë përfitimet e vendeve tona. Vendi yt është më i madh se i imi, por se çfarë kanë përfituar vendet tona nga anëtarësimi në BE dhe në fakt është diçka e bukur për t’u parë, së pari sepse ne vetë mund ta shpjegojmë sesi ishte kur aplikuam dhe sesi është 20 vjet më vonë.

Kështu që, faleminderit i dashur ministër Sikorski për mbështetjen tuaj vërtetw të madhe, që ne të mund ta zhvillonim konferencën e parë ndërqeveritare gjatë presidencës suaj dhe faleminderit ekipit tuaj që e bëri të mundur këtë. Dhe në fakt është lajm i mirë dhe për qytetarët e Shqipërisë, si qytetarë të ardhshëm të BE dhe është rezultat i vendosmërisë së autoriteteve në Shqipëri për të realizuar reformat përgjatë shumë viteve. Dhe është po kështu dhe arritja e shumë nëpunësve civilë, që punojnë çdo ditë për procesin e zgjerimit. Është një punë e madhe po. Mund të jem si ta them, një trajnere e fortë apo një kronometër, por në mënyrë që të jemi në gjendje të japim rezultate, duhet të jesh dhe motivues, kështu që shpresoj fort që ta kem përmbushur dhe këtë detyrë.

Shpresoj që ky do të jetë i pari i shumë kremtimeve këtë vit.

Thirrja ime per veprim është që të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur sepse kjo ditë është më e rëndësishme se kurrë dhe do donim që të çelim të gjithë kapitujt negociues dhe të nisnim të mbyllnim kapituj sepse plani është që të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe pastaj nga viti tjetër të nisim t’i mbyllim.

Do të duhet po kështu ta shohim çeljen e grup kapitullit sot, të tregut të brendshëm si një perspektivë shumë të rëndësishëm në kuadrin e sotëm, sepse ndërkohë që proteksionimi dhe tarifat po kthehen në shumë pjesë të botës, puna jonë për këtë kapitull, grupkapitull është të heqim këto barriera, është për të përmirësuar konkurueshmërinë, për të siguruar standardet e larta të prodhimit, të sigurojmë mundësi të shumta ekonomike për të dyja palët për kompanitë në Shqipëri e për kompanitë në BE.

Po kështu ka të bëjë me më shumë mirëqenie për të gjithë, sigurisht.

Tashmë po ç‘kyçim dhe po marrim shumë nga përfitimet e tregut të përbashkët për Shqipërinë me integrimin gradual dhe ndërkohë vendi po hyn në këtë treg përmes planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe kjo po e lehtëson tanimë biznesin dhe po sforcon zinxhirin e vlerës europiane për të krijuar mundësi të reja. Për shembull Shqipëria është bashkuar tashmë me hapësirën e përbashkët të pagesave ne euro. Kemi në fakt guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, më vjen mirë që ju kemi këtu. Presim me padurim që të fillojmë me shpejtësi të plotë gjatë vjeshtës dhe kjo nënkupton që sipërmarrësin e rinj në Tiranë mund të marrin pagesa nga klientë në mbarë Europës njësoj si një biznes në Vjenë apo në Bruksel.

Anëtarësimi i plotë më tej do t’i çliroje, do t’i japë të gjitha këto përfitime dhe ky është objektiv dhe në kuadër të mandatit të këtij komisioni. 2030 është në rregull zoti kryeministër? Është në rregull. Për të arritur këtë angazhimet politike duhet të vazhdojnë sidomos në zona kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta  kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, e çështjet e pakicave dhe sigurisht edhe liria e shprehjes sepse përmbushja e piketave të ndërmjetme patjetër që është e nevojshme.

U tha që ka një përqindje të jashtëzakonshme në Shqipëri, që është pro europiane më shumë se 95% dhe është sa u takon konsensuseve kombëtare më i larti në Europë dhe më i larti mes vendeve kandidate dhe ky duhet të shfrytëzohet për të angazhuar të gjithë sektorët e shoqërisë komunitete vendore sepse duke folur nga përvoja ime nëqoftëse të gjithë qytetaret e Shqipërisë do ta ndjejnë se çfarë nënkupton dhe çfarë sjell anëtarësimi, atëherë kështu do të jetë mirëfilli kjo pjesë e BE.

Ne po punojmë me një ritëm shumë ambicioz dhe nëse Shqipëria realizon zbatimin e reformave të nevojshme, unë do të jem avokati juaj më i mirë në Bruksel dhe në të gjitha shtetet anëtare, kështu që mesazhi im për qytetarët shqiptarë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE. Nuk ka dyshim për këtë. Sot, ne jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë dhe komenti i fundit: suksesi juaj ka një ndikim më të gjerë sepse mund t’i tregoni të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor që me punë të madhe dhe me vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb