Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 tregoi telefonatën me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.


Ajo tha se i ka sqaruar zyrtarit të DASH se pse i dogjën mandatet dhe se e ka siguruar që në protestën e sotme s’do kishte dhunë.

“Ai më sqaroi sa e rëndësishme është demokracia, që institucionet kushtetuese të funksionojnë. Unë i shpjegova pse i dogjëm mandatet. I kam thënë se Shqipëria është shndërruar në një shtet ku lulëzon krimi i organizuar, në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit dhe drogë. I shpjegova se nuk mund të qëndronim në një parlament të ngritur nga shitblerja e votës. Janë të deklaruara dhe të vulosura nga Zëri i Amerikës. I shpjegova që përgjigjet e Antimafias italiane përmendin mijëra euro që shkonin për blerje votash në Tiranë dhe Vlorë. Në fund ai më tha: Të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër”,- sqaroi Kryemadhi.


Më tej, Kryemadhi tha se zoti Palmer i kishte kërkuar edhe të mos i digjnin mandatet, por ajo i është përgjigjur se ky vendim tashmë ishte marrë.


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb