Ambasadori suedez në kryeqytetin e Malit, Bamako, është urdhëruar të largohet nga vendi brenda 72 orëve, thanë zyrtarë të qeverisë së Malit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit njoftoi këtë të premte se e mori vendimin për shkak të asaj që e quajti një deklaratë “armiqësore” të ministrit suedez për Bashkëpunim dhe Tregti për Zhvillim Ndërkombëtar, Johan Forsel, i cili tha të mërkurën se qeveria e tij kishte vendosur të heqë gradualisht ndihmën.

Ndërsa, ministria e Jashtme suedeze nuk bëri asnjë koment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: