Janë pesë dhe të gjitha femra, personat e fundit që jetojnë ende dhe që kanë parë diellin të lind për rreth 2 shekuj. Të lindura në shekullin e XIX, ato kanë jetuar dhe parë personalisht evenimente, që mbushin librat e historisë me zbulime shkencore luftëra të mëdha, nga rrëzimi i murit të Berlinit tek revolucioni teknologjik i viteve 2000. Sekreti i një jetë kaq të gjatë thënë prej tyre është të ngrënit e shëndetshëm, gjumi me orar si dhe lëvizjet dhe shëtitjet e përditshme.

1-Emma Martina Luigia Morano ka lindur në Civiasco, në provincën e Vercelli në 29 nëntor 1899. Pasi është martuar në 1938, ka punuar në një fabrikë si kuzhiniere. Pyetjes se kush është sekreti i jetëgjatësisë së saj ajo i përgjigjet:Nuk kam përdorur kurrë drogë, konsumoj 3 vezë në ditë, pi një gotë raki të bërë në shtëpi dhe nganjëherë ha pak çokollatë, por mbi të gjitha mendoj gjithmonë pozitivisht.

2-Susannah Mushatt Jones, ka lindur në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, në 6 qershor 1899 dhe është rritur në një fermë në Alabbama. Pas diplomës ka pasur dëshirë sërish të studiojë, por për shkak të mungesës së parave është transferuar në New York, ku ka punuar si baby sitter, mbas divorcit nga bashkëshorti (martesa e saj zgjati vetëm 5 vjet). Jones nuk ka pirë kurrë duhan, nuk ka përdorur kurrë asnjë lloj droge, fle akoma dhjetë orë në ditë, por mbi të gjitha sipas saj sekreti i jetëgjatësisë është, që nuk ka qenë e martuar për shumë kohë.

3-Jeralean Talley, ka lindur në 23 maj 1899 në Geogia. Shumë e re ajo ka punuar në fushat e pambukut. Ka qenë e martuar për 52 vjet dhe pas një aksidenti të ndodhur, thotë se nuk tentoi më kurrë ti jepte makinës.

4-Gertrude Weaver ka lindur në 4 korrik 1898 në Arkansas (SHBA). Gertrude ka pasur katër fëmijë dhe tregon që sekreti i jetëgjatësisë së saj është besimi në Zot, të punosh shumë dhe të duash të tjerët.

5- Misao Okawa është gruaja më e vjetër në botë. Ajo ka lindur në 5 mars 1898 dhe pas dy muajsh do të mbushë 117 vjeç. Sekreti sipas saj është shumë gjumë dhe shumë sushi. (da.xha/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb