Nico Williams së bashku me Lamine Yamal, janë dy nga futbollistët që kanë lënë më shumë shenjë, në këtë evropian, jo vetëm tek skuadra spanjolle, por në tërësi të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.
Williams, i intervistuar nga e përditshmja spanjolle “Marca”, u shpreh besimplotë se kjo Spanjë mund të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni.

“Kemi një skuadër shumë të mirë, jemi të mbuluar në të gjitha repartet. Në nivel personal jam shumë i kënaqur, pasi të luash me këto lojtarë të ndihmon shumë dhe ta lehtëson punën. Nuk kam parë deri më tani asnjë skuadër të luaj më mirë se sa ne. Franca dhe Anglia janë skuadra shumë të mira, por deri më tani asnjë skuadër nuk është më mirë se sa ne”, përfundoi 21 vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: