Këngëtari i njohur Noizy ditën e  sotme, me rastin e festës së gruas, publikoi në You Tube klipin e tij më të ri me titull “Mbretëresha ime”, një këngë e ndjerë kushtuar nënës së tij.

Dhe për nënën e reperit, kjo ka qenë një surprizë e vërtetë dhe jashtëzakonisht emocionuese.  Noizy pak më parë ka postuar në Instagram një video ku shihet momenti kur e ëma ka parë klipin që i dedikohej pikërisht asaj.

Me mbesën në karhë dhe e shoqëruar nga bashkëshorti, nëna e Noizy-t shihet të shpërthejë në lot, ndërkohë që në vargjet e këngës, reperi i kërkon asaj falje për gabimet e bëra.

Te dua Mam ❤️

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: