Vijon të zgjerohet nisma “Edhe unë” e regjisorit të mirënjohur, Bujar Kapexhiu, që ka në thelb bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i cilësuar ato si nul. Ditën e sotme, kësaj nisme i janë bashkuar edhe banorët e fshatit Drizë në Gramsh.

Lajmin e ka dhënë kryetari i PD në Gramsh, Kodhel Çala, i cili shkruan në “Facebook” se të gjithë banorët e këtij fshati, edhe ata të majtë, nuk pranojnë të jenë pjesë e komisionit të votimit dhe as të votojnë më 30 qershor.

“Driza bojkoton votimet. Në fshatin Drize te rrethit Gramsh asnjë nga banoret përfshi edhe ata te majte nuk pranojnë te jene pjese e komisionit te votimit. Bravo Driza. Votimet e 30 qeshorit janë nul. Bojkotoni ato masivisht. Thoni jo diktaturës. Thoni jo monizmit. Te gjithe te bashkuar te mbrojme demokracine”, shkruan ai.

Cala
Cala

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb