Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer as batutat ndaj opozitës. “Të marrësh shishen që të jep Muli, të fusësh benzinën që të jep Luli”. “O në pushtet, o këtu vetëm qamet”, “Pa dalë fesjsbuki, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet” ishin disa nga shprehjet që Rama përdori, duke iu referuar kërkesës së opozitës që ai të jap dorëheqjen.

Por, nuk është ndalur me kaq. Rama ka përmendur edhe një shprehje që sipas tij, ne shqiptarët e përdorim shpesh. “Ka një shprehje që ne shqiptarët e përdorim shpesh. Hapi rrugën budallait. Bën sens në jetën e përditshme. Por, kur flasim për mandat, a e vini veten në pozitën e atyre që më kanë votuar mua, a e vini veten në pozitën e atyre që s’më kanë besuar mua por besojnë se në këtë vend duhet ligji. Dhe jo ata që bëjnë rolin e budallait që po s’më dhe këtë, do hedh veten në erë.  Kjo rrugë eshtë “qorre sokak”. Përveç PD-së, asnjë forcë nuk ka ndjekur këtë rrugë”, ka deklaruar Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb