TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një grup nxënësish nga Prishtina, ndërsa nuk ka munguar një apel drejtuar strukturave shtetërore në Kosovë ashtu edhe atyre në Shqipëri.

Kreu i Shtetit thotë se të rinjtë duhet të mbështeten në mënyrë të pakursyeshme në ambiciet që kanë për dijen dhe shkencën, pasi ata do të jenë liderët e së ardhmes.

Postimi i Metës

“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë. Shqipëria?? dhe Kosova?? duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore. Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”-shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: