Eurodeputeti dhe reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega ka uruar sot kryedemokratin Lulzim Basha për 31-vjetorin e themelimit të PD.

Përmes një postimi në Twitter, Lega thekson se Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqipëri

“Urimet më të ngrohta për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarit
Lulzim Basha. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë.”, shkruan Lega.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: