Organizatori për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka zhvilluar një tubim me demokratët e degës 16 në kryeqytet.
Balliu tha se shqiptarët duhet të mbrojnë familjen dhe shtetin ligjor, ndaj duhet që të votojnë për PD-në. Më tej, Balliu shprehet se duhet mbrojtur Shqipëria nga “kthetrat e Sorosit”.
“Opozita gati për përballje me regjimin.
Sot me demokratët e degës 16-të me të frymëzuar se kurrë për të rikthyer vlerat dhe parimet e djathta, të mbrojmë familjen dhe shtetin ligjor.
Te mbrojmë Shqipërinë nga kthetrat e pushtetit ekstremist privat te Sorosit”, shkruan Balliu.
(Balkanweb)