Në fillim pakkush e mori seriozisht, por transferimi i Bonnucci-t te Milani është fakt dhe tani drejtuesit kuqezi kanë plane për mbrojtësin 30-vjeçar.

“Djalli” transferimin më të shtrenjtë këtë merkato sipas mediave italiane ka vendosur t’a bëjë kapiten duke ia hequr atë Ricardo Montolivio-s.

Por ky kalim te rivalët e mëdhenj të Juventusit nuk është pritur mirë nga tifozët bardhezinj të cilët kanë reaguar nga mënyrat më të ndryshme për ish-idhullin e tyre. Ndër to ka qenë edhe motra e Giorgio Chiellini-t, shokut të skuadrës te “zonja e vjetër”, e cila me një status në “facebook” ka ironizuar Bonnucci-n.

“Të gjithë e donin atë si kapiten”, ka shkruar Silvia Chiellini.
auto_motra_chiellinit1500050072
“Më pas të gjithë mendonin se ai është simbol i bardhezinjve dhe pastaj… #Paratëgjithmonëfitojnë #Nukkamfjalë”, ka shkruar motra e mbrojtësit të Juves.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: