Të shtunën, dy nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Lipjan arritën t’i kalojnë grilat e të arratisen.


Këtë e ka konfirmuar për televizionin T7, drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi. Megjithatë, Thaçi nuk ka dhënë detaje, pasi sipas tij personat në fjalë janë të mitur.


E njërin nga personat që u largua nga Qendra Korrektuese e riktheu familja, derisa tjetri sipas Thaçit është në arrati.


Ndërkohë, rreth 40 persona janë arratisur nga burgjet e Kosovës brenda 5 viteve, 10 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në kërkim nga organet e drejtësisë. Aktualisht nëpër burgjet e vendit gjenden rreth 1 mijë e 600 të burgosur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb