KORÇË

Nxënësit e Korcës nuk kanë qëndruar indiferentë për qytetarët e prekur nga tërmeti . Një shfaqje me fokus bamiresine u ngjit në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi në qytetin juglindor. Nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi” u solidarizuan me banorët e prekur nga tërmeti dhe sollën për publikun shfaqjen teatrale “Të Mjerët”, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për personat në nevojë kryesisht në zonën e Floqit.

Ideja që nisi në kuadër të projekteve shkollore nga një orë mësimi në gjuhën angleze mori përmasa të mëdha duke përcjellë edhe një mesazh të fortë humanizmi.
Korca u përfshi nga një valë tërmetesh ku më të prekurit janë banorët e fshatit Floq të cilët ende vijojnë të jetojnë në çadra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb