Pogradeci në qarkun e Korcës, së bashku me Librazhdin dhe Dibrën ishte ndër zonat e nxehta nga ku dolën shumë persona që shkuan në Siri e luftuan për Xhihad.
Nuk ka një evidencë të saktë për numrin e tyre dhe situatën ku ndodhen ata apo familjet, ndaj pikërisht identifikimi i tyre dhe parandalimi i rasteve të tjera është qëllimi i Komitetit Rajonal te Parandalimit te Radikalizmit dhe luftës kundër Ekstremizmit te dhunshëm të ngritur rishtazi në Qarkun Korçë.
Në takimin e parë të këtij komiteti, organizuar nga prefekti i qarkut Nertil Jole, morën pjesë drejtues te institucioneve të sigurisë dhe institucioneve të pushtetit vendor.
154 shqiptarë iu bashkuan luftës pasi sië tha ekspertja Iris Luarasi as Shqipëria nuk ka qenë imune ndaj ekstremizmit. Ajo shtoi se po bëhen përpjekjet për ardhjen e riatdhesimin e grave e fëmijeve, të cilët ende ndodhen ne kampin Al Hol në Siri. Ndërkohë sipas te dhënave në IEVP Drenovë vuajnë dënimin 2 shtetas të përfshirë në veprat penale të ekstremizmit.