Kryeson listën e kandidatëve të partisë “Mundësia” në Qarkun e Fierit. Frida Mavriqi e ftuar në studion e Log. me Endri Xhafon tregoi pse ajo zgjodhi të aderonte në një forcë të re politike.

“Te “Mundësia” gjeta të djathtën e vërtetë, atë që ka munduar, një parti e vërtetë e qendrës së djathtë, e papërlyer me pushtetin më parë dhe të gjitha aferat që dëgjojmë, ka bërë luftën më të madhe në Parlament ndaj abuzimeve që dëgjojmë nga pushteti”, tha ajo.

Duke folur për rrugëtimin politik të Agron Shehajt, Mavriqi tha se është humbje për Partinë Demokratike largimi i tij nga radhët e kësaj force politike ku shërbeu si deputet prej vitit 2017.

Frida Mavriqi: Dua të kthej një përgjigje, Agron Shehaj nuk është produkt i Lulzim Bashës. Nderi më i madh i PD-së ka qenë të ketë Agron Shehajn dhe humbja më e madhe e PD-së është Agron Shehaj. Nuk janë produkte të askujt janë me meritat e veta.

Unë kam studiuar Psikologji, në media kam punuar prej 5 vitesh si spikere e lajmeve. I përkas një familje të djathtë me bindje dhe nuk shpëtoja dot pa dëgjuar politikën që në fëmijëri. Kam patur gjithnjë pasion të merrem me politikë, por nuk e gjeja veten te asnjë prej alternativave ekzistuese. Unë nuk mbroj dot të pambrojtshmen dhe me figurat që kanë qenë ekzistuese në politikë qoftë nga e majta apo e djathta linin shumë për të dëshiruar.

Çfarë gjeta te “Mundësia”? U gjenda në shtator 2024 si zëdhënëse për shtyp, e njihja Agronin si figurë në PD, kam patur simpati për të si deputet qoftë për akuzat dhe për luftën që ka bërë në raport me pushtetin. Te Mundësia gjeta të djathtën e vërtetë, atë që ka munduar, një mparti e vërtetë e qendrës së djathtë, e papërlyer me pushtetin më parë dhe të gjitha aferat që dëgjojmë, ka bërë luftën më të madhe në Parlament ndaj abuzimeve që dëgjojmë nga pushteti.

Ne e kemi një mandat të sigurt në Fier, është një Qark i madh dhe ne kemi shumë mbështetje, kjo prej zhgënjimit të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb