Eurodeputeti Fredi Beleri ka qenë pjesë e takimit të Partisë Demokratike në Athinë. Ai ka bërë thirrje ndaj emigrantëve që të votojnë në zgjedhje.
Beleri u shpreh se simpatizantët e PD-së duhet të mos dëgjojnë propagandën. Ai shtoi se Partia Demokratike mund të ketë bërë edhe gabime, por se punon dhe është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin.
Fredi Beleri: Shqipëria ka nevojë për votën tuaj. Mos dëgjoni propagandë, që thonë se PD është e përçarë, kjo është propagandë. PD është duke punuar. Kush punon, edhe gabon. Të na falni për gabimet.
Ata atje në Bruksel nuk kanë kosto për ne, kanë hallet e veta. Duhet të bashkohemi. Ju duhet ta shpëtoni Shqipërinë nga një rrezik i madh.
(Balkanweb)