TIRANË

Deputetët e dy kampeve kryesore maxhorancë opozitë nuk kanë arritur të bashkohen dhe për të nderuar kujtimin e një 14-vjeçari që u vra ditën e djeshme në prag të derës së shkollës “Fan Noli”.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanËeb” se demokratët kërkuan një minutë heshtje për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, por kryeparlamentarja Elisa Spiropali e ka kundërshtuar. Ajo kërkoi që homazhi të bëhet kur të gjithë deputetët e PS të jenë në sallë.

Pavarësisht kësaj deputetët e PD, janë ngritur më këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje. Nga ana tjetër Spiropali tha se po e përdorin ngjarjen për politikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: