TIRANË

Politika është kryefjala e qytetarëve, pavarësisht halleve të tyre. Një pjesë e vogël shprehin shqetësime të përditshme, ndërsa një pjesë tjetër e shohin jetën e tyre të lidhur ngushtë me partitë. Edhe sot në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24, ata kanë ndarë opinionet e shqetësimet e tyre.

Qytetar 1: Ishalla i merr kjo qeveri votat prapë dhe do t’i marrë sepse nga krahu i djathtë s’ka kush ti marrë. Janë njerëz që nuk prodhojnë politikë.
Qytetar 2: Përditë keq e më keq. Kështu po shkon rrjedha.
Qytetar 3: Në PS Rama i eliminoi të gjithë të aftit dhe në PD kjo po ndodh. Ky Salianji ishte i vetmi zë burrëror, karizmatik. Lul Basha u tremb si duket mos i zinte vendin. Me Palokën do fitojnë ata. Unë nuk jam as me PS e as me PD por kur ka njerëz të aftë këta i eliminojnë.

Qytetare 4: Jam një qytetare nga Selenica, kam nusen e djalit me tre fëmijë. Djali më ka vdekur e brenda 3 vitesh dhe burri. Jemi shumë keq nga gjendja ekonomike. nuk vuajmë as për plaçkë e as për shtëpi por për bukën e gojës. Nuk kemi ku të punojmë. Fëmija i madh është 12 dhe i vogli 8 vjeç. Si mund të bëhet për këta fëmijë. Ku do ushqehen?
Qytetare 5: Mirë që ky sistem na sëmuri por nuk marrim dot as raport. Jam me ndihmë ekonomike 30 mijë lekë. Nuk marr dot kemp. E ka ndryshuar ligjin kryeministri. Ku do vejë kjo puna ime, ku do marr ilaçe. Jam me tumor në gjoks, jam nga Vlora. Nuk e di si do vejë puna ime (qan).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb