Është çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita “Të ndjesh pamjen” e piktorit Besim Tula, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë.

Në 75 vjetorin e lindjes, 27 vepra erdhën në këtë ekspozitë me kuratore vajzën e tij Era Tula e cila zgjodhi Shkodrën, qytetin e lindjes së artistit.

Miqtë e tij artistë tregojnë vlerat që mbarte Tula në pikturë, me një vizion dhe estetikë.

Kjo ekspozitë me veprat e piktorit të ndjerë Besim Tula do të jetë e hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër deri më 28 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb