Politologu Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story në “News 24” u shpreh se sistemi aktual politik, bën që kryetari i partisë të jetë de facto i plotfuqishëm, pasi fut në listë cilindo person që ai dëshiron.

Lami tha se ky sistem krijon vetëm kukulla politike, ndërsa avokat Spartak Ngjela deklaroi se edhe Rama ka dalë në krye pasi sulmoi kundërshtarët e tij politikë, kurse sot kryetarët e partive nuk pyesin askënd.

Agron Gjekmarkaj: Shqipëria s’ka parti demokratike, por parti totalitare. Duhet të ndryshojë ky sistem, në mënyrë që të ndryshohet ligji aktual, që i jep të drejtë kryetarit të bëjë listat.

Spartak Ngjela: Sot jemi si në kohën e Enver Hoxhës, që të godiste ty, sepse thoshte do të godasësh partinë. Nuk ka asgjë të keqe që kryeministri të shkojë dhe të bëhet ministër. Nuk e marrim për ta denigruar, por për të bërë më mirë ndoshta.

Roland Lami: Askush nuk del dot dhe të kundërshtojë kryetarin. Është një cikël i mbyllur, pra. Sot kryetari të ndërpret karrierën. Zoti Berisha thoshte “të ngri”. Të ngrin, sepse s’të fut në listë. Duhet mekanizëm për ta shpëtuar këtë e na duhet reformë e thellë zgjedhore.

Spartak Ngjela: Rama i ka hequr të gjithë kundërshtarët brenda partisë. Në atë kohë nuk ishte ky sistem, tani nuk e fut kundërshtarin fare në listë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb