SHKODER

Deputeti Kujtim Gjuzi ka publikuar në “Facebook” një fotografi dhe thotë se është në shoqërinë e miqve të tij. Ai ndodhet në Shkodër dhe atje ka takuar Mustafa Licin si dhe tjetër mik, identiteti i së cilit nuk dihet.

Në këtë foto të postuar në rrjet, ai shfaqet në krah të Mustafa Licit, ish-këshilltar Bashkiak në Shkodër, një emër i njohur për mediat e jo vetëm, ndërsa shkruan se gjendet në shtëpinë mikpritëse të “Tat Licit”.

Familja Lici, tashmë prej një viti është e ngujuar pas përplasjes me armë me bandën e Bajrave, ku u ekzekutua në mes të Shkodrës Fatbardh Lici.

Ndërkaq, djali i Mustafait, Ibrahim Lici 26 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim nga policia i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, të ndodhur në mars të këtij viti në Shkodër.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb