TIRANË

Zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet i bindur se  zgjedhjet lokale do të  mbahen me 30 qershor. Me një reagim të gjatë në llogarinë e tij në “Instagram”, numri dy i qeverisë ka hedhur akuza të forta për opozitën, ku shton se të njëjtët politikanë  kanë djegur dy breza në 30 vitet e fundit dhe po pëpiqen të përvëlojnë tashmë edhe të tretin.

Ai shprehet se fëmijët e sotëm nuk i kanë asnjë borxh kësaj politike të vjetër. Gjithashtu Brace komentoi edhe vendimin e presidentit Ilir Meta, i cili firmosi dje “Live” para kamerave zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale. Sipas Braçes, dita e djeshme ishte një akt kriminal ndaj të drejtës së votës.

Postimi i Braçes:

NE #30VITE, TE NJEJTET POLITIKANE, DOGJEN DY BREZA DHE, PO PERVELOJNE TE TRETIN! Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani te nipit/mbeses! Jane te njejtet shkaterrues, te njejtet zjarrevenes, te njejtet hajdute, te njejtet dhunues e vrases!

Kaq te lire e kemi jeten ne shqiptaret sa, cdo dhjetevjecar falim nga nje brez tek politika e te njejteve terminatore? Kane dy partite e tyre, por gjithnje vjedhin bashke, dhunojne bashke, vene zjarrin bashke, vrasin bashke, Marrin jeten e brezave po bashke!

Jo me!

#30VJET, #3BREZA JANE SHUME!

Boll me!

Nuk ka asnje arsye qe brezi i femijeve te sotem te pervelohet ne zjarrin e ketyre! Perkundrazi, ky duhet te jete brezi qe #BENDREJTESI per dy te tjeret-prinderve e gjysherve! #DREJTESIAERE eshte per ta, e ardhme per ta e per cdo brez qe do i pasoje. Kurre nuk do jene te barabarte pa #DrejtesineeRe! Nje vend pa kete #Barazi kurre nuk do te kete nje brez tjeter, te ri dhe garanci per kete vend! #TeBarabarte tani, #DrejtesiaeRe eshte mundesia, garanti per te drejtat themelore, nisur nga e drejta e votes-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe perfshires ne arsim e shendetesi, pjesmarrja ne punesim, prodhim, te ardhura!

#TeBarabarte tani!Me vote, ne #30Qeshor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: