Deputeti i PD, Klevis Balliu ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emision “Të Paekspozuarit” në televizionin News24, ku foli për perplasjen e ndodhur në oret e pasdites mes forcave efektive dhe banorëve të unazes së re, protestë në të cilën ka qenë edhe vetë pjesmarrës duke perkrahur protestuesit. Nga studio e emisionit “Të Pa ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi deputeti ju drejtua kryeministrit Rama me fjalët: Presioni i tij është shumë i vogël në krahasim me pushtetin e qytetarëve. Më tej Balliu tha: Arta Marku të hetojë Lleshajn për deklaratat që nxisin luftë civile. Do përfundojë si Gadafi nëse nuk hap veshët. Provokimet në oren 5 kanë ardhur nga policia, protestuesit po arrestohen barbarisht, janë shtyrë gra shtatzëna, nëna dhe fëmijë, u shpreh deputeti Balliu për emisionin “Të Paekspozuarit”. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb