UKRAINË-Të paktën 16 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit në lindje të Ukrainës si pasojë e përleshjeve mes ushtrisë e rebelëve. OKB paralajmëron se përkeqësimi i situatës dhe rritja e dhunës është ‘katastrofike’.

Përfaqësuesit e qeverisë së Ukrainës thanë se vdekjet ndodhën në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ndërsa nga përleshjet humbën jetën dhe 5 ushtarë.

Dhuna dhe viktimat nga ana e civilëve janë rritur kohët e fundit pas ofensivës nga ana e rebelëve pro-rusë.

Shefi për drejtat e njeriut në OKB, Zeid Ra’ad Al Hussein tha se konfliktet e armatosura në Ukrainë janë shkelje e ligjit dhe të drejtave ndërkombëtare.

Më tej, ai u shpreh se në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, shkolla, kopshte dhe transporti publik nuk funksionojnë.

Sipas OKB-së, numri i viktimave që prej nisjes së konflikti arrin në 5350 njerëz, ndërsa më shumë se 12.000 janë plagosur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: