Dronët rusë goditën qytetin Dnipro në Ukrainën juglindore të premten vonë, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 15 të tjerë , sipas një raporti të ri të lëshuar nga guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk.

Në një postim në platformën Telegram, Serhiy Lysak raporton se një zjarr i madh ka rënë në një hotel dhe restorant, duke shprehur frikën se numri i viktimave do të rritet . Tre të plagosur ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje janë vendosur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin.

“Armiku lëshoi ​​më shumë se 20 dronë kundër qytetit,” shkroi guvernatori rajonal Serhiy Lysak, duke shtuar se “shumica e tyre u rrëzuan”.

Videot dhe fotot tregojnë zjarrin e madh që shpërtheu në një lagje të qytetit të Dnipro dhe kolonat e tymit të dendur që ngriheshin në qiell.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb