Autoritetet në një zonë të gjerë në juglindje të Shteteve të Bashkuara kanë dalë për të pastruar rrugët pas uraganmit të fuqishëm “Helene”, i cili goditi vendin gjatë së premtes.

Numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet, raporton Reuters.

Të paktën 43 vdekje janë mësohet deri më tani e zyrtarët druhen se do të zbulohen akoma më shumë trupa në disa shtete, pasi uji të jetë larguar.

“Helene”, e reduktuar të premten vonë në një ciklon post-tropikal, vazhdoi të formonte shira të dendur nëpër disa shtete, duke shkaktuar përmbytje kërcënuese për jetën.

Të paktën 3.5 milionë persona mbetën pa energji në pesë shtete, me autoritetet që paralajmëruan se mund të kalojnë disa ditë para se shërbimet të rikthehen plotësisht. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës kontribuon në nxitjen e uraganeve më të fortë dhe më shkatërrues.

Uragani goditi rajonin e Floridës, Karolinës së Veriut, Georgias e Tennessees.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: