55 trupa, duke përfshirë ato të fëmijëve, grave dhe oficerëve të policisë, janë gjetur pas një rrëshqitjeje dheu në lagjen Gofa në jug të Etiopisë, njoftuan mediat lokale.

Fatkeqësia goditi zonën pak para mesditës.

Misikir Mitiku, një zyrtar lokal, i tha Fanës se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Mitiku tha gjithashtu se në mesin e viktimave ka edhe shpëtimtarë pasi disa prej tyre kanë humbur gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit.

Rrëshqitjet e dheut në Etiopinë jugore zakonisht ndodhin gjatë sezonit të shirave, i cili zgjat nga qershori deri në gusht.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb