Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përplas me një kamion në juglindje të Meksikës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në shtetin e Veracruz, mes qyteteve Xalapa dhe Perote.
Tre burra, katër gra dhe një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 27 të plagosur janë dërguar në spital, thotë prokuroria, e cila po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.
🚨México | Accidente de tránsito deja 8 muertos y 27 heridos en Veracruz https://t.co/aCoBPOns9f
— 2001online (@2001OnLine) December 27, 2024
Rreth 15,000 njerëz u vranë dhe 40,000 u plagosën në aksidente trafiku dhe aksidente të regjistruara në vitin 2023 në Meksikë, sipas gjeneralmajor Cruz Issac Muñoz Navarro, oficeri i sigurisë rrugore të Gardës Kombëtare.