Gati 90 persona u plagosën në sulmin me raketa në qytetin Sumy në Ukrainën verilindore , njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa zyrtarët rusë dhe amerikanë diskutuan për një armëpushim të mundshëm në Riad.
“Ka shumë të lënduar”. “Deri më tani, ne numërojmë rreth 90, nga të cilët 17 janë fëmijë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Më herët, zyra e prokurorit vendas raportoi se forcat ruse goditën një zonë me popullsi të dendur të Sumy, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe një institucion arsimor.
“Për fat të mirë, fëmijët e shkollës ishin në strehë,” tha Zelensky .
Fotot e publikuara nga prokuroria tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet nga një ndërtesë e shkatërruar, xhama janë thyer dhe copat e druri janë të shpërndara nëpër rrugë.
” Moska flet për paqen ndërsa fillon sulme të dhunshme në zonat me popullsi të dendur të qyteteve kryesore të Ukrainës,” komentoi Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.
(A.A/BalkanWeb)