KINE-Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë Rihter tronditi sot perëndimin malor të provincës Sichuan, në juglindje të Kinës, sipas institutit amerikan të gjeofizikës (USGS), autoritetet kineze flasin për dy të vdekur dhe 60 të plagosur.

“Rreth 55 mijë persona u prekën nga tërmeti”, sipas agjencisë Hsinhua, që citon departamentin rajonal të çështjeve civile.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej nëntë kilometrash, dhe 39 kilometra larg qytetit Kangding, në perëndim të provincës, rreth orës 17:00 me orë lokale (9:00 GMT).

Në maj të vitit 2008, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë Rihter në këtë provincë shkaktoi më shumë se 80 000 të vdekur.

Një nga viktima është një grua 70 vjeçare e goditur në kokë nga xhami i një dritareje që ra gjatë tërmetit, sipas agjencisë zyrtare Hsinhua. Rreth 60 të plagosur u dërguan në spital në Ganzi, ku tre janë në gjendje kritike, sipas të njëjtit burim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: