E kishin siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve një xhiron përpara fundit, por Spanja nuk di të ndalet, thyen edhe Zvicrën me rezultatin 3-2 duke i bërë një mbyllje thuajse perfekte fazës së grupeve me 5 fitore dhe 1 barazim në 6 ndeshje, 16 pikë në total.

Në minutën e 32-të, Morata fitoi një 11-metërsh, por Pedri gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, Pino ndoqi aksionin dhe me një goditje të saktë brenda në zonë kaloi Spanjën në avantazh.

Pjesa e dytë ishte spektakolare, me dy ekipet që zhvilluan një futboll të hapur ofensivë. Në minutën e 63-të, Montiero barazoi shifrat në 1-1 me një aksion shumë të bukur personal, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Zvicrës. Barazimi nuk zgjati shumë, pasi 5 minuta më vonë, Gli riktheu edhe një herë Spanjën në avantazh.

Fundi i ndeshjes ishte “zjarr”, pasi në minutën e 85-të, Zvicra fitoi një penallti, ndërsa sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 2-2. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në shtesë, në minutën e 93-të, gjyqtari i takimit akordoi një tjetër penallti, këtë herë në favor të Spanjës, me Zaragosan që u tregua i saktë duke i dhuruar fitoren Spanjës.

Sport
Sport

“Të pamposhtur”, ishte titulli kryesor i Sport.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Danimarka dhe Serbia ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola. Me 8 pikë, Danimarka renditet në vendin e dytë, duke kaluar në çerekfinale, ndërsa Serbia me 6 pikë renditet në vendin e tretë, do të luajë në play-off, për të qëndruar në Ligën A apo për të zbritur në Ligë me poshtë. Në vendin e fundit me 2 pikë renditet Zvicra, me helvetët që zbresin në Ligën B.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb