TIRANE- Të paraburgosurit e 313-ës janë hedhur në grevë dhe nuk pranojnë të hyjnë në qeli.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se grevistët kërkojnë asistencë mjekësore, ndërsa prej disa orësh ata qëndrojnë në zonën e ajrimit.

Ndërkohë, ditën e djeshme një qeli e burgut 313 u përfshi nga zjarri, pasi një i dënuar aksidentalisht i vuri zjarrin me cigare dyshekut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb