Ish-eksperti i ISHP-së Roland Shuperka, bëri akuza të rënda në lidhje me një studim të publikuar pak ditë më parë ku shqiptarët renditesh të parët për përdorimin e kokainës, madje edhe si prodhues te saj.
Në një intervistë për “Balkanweb” me gazetarin Erjon Skëndaj, ai tha se është e pamundur për shkak të ekonomisë që 45 mijë shqiptarë të konsumojnë 36 mijë euro kokainë.

“2.5 % e popullatës të pijë kokainë? Në këtë drejtim do të thosha që me 2.5 %, janë rreth 45 mijë veta që përdorin kokainë. A e dini çdo të thotë 45 mijë vetë? Do të thotë që një person që përdor kokainë, 100 euro një dozë në 30 ditë 30 doza shkon 3 mijë euro në muaj, në vit 36 mijë euro. A janë këto 45 mijë vetë që konsumojnë 36 mijë euro kokainë? Mendon se mund t’ia kalosh vendeve me nivel të lartë ekonomik? Këto gjëra përbëjnë non sens”, deklaroi ai, raporton “BalkanWeb”.

Shuperka tha se ky projekt është paguar rreth 60 mijë euro, dhe apeloi ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, të dalin dhe ose të japin protokollin ose të deklarojnë se studimi është kryer gabim.
“Mungesa e transparencës marrja e fondeve të tilla dhe mania për shifra më të larta, për të marrë projekte. Këta janë gllabërues projektesh. Si mund ta lejojë Ministria e Shëndetësisë?!”, deklaroi Shuperka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb