SHBA – Jeta është shumë më e lehtë, kur prindërit tuaj posedojnë milionat, por edhe më e lehtë bëhet kur përveç atyre parave, jeni edhe te bukura. Këtë fat e kanë pasur fëmijët e biznesmenëve dhe manjatëve të famshëm të modës. Shumica merren me biznesin familjar, por ka të atillë që kanë filluar edhe biznesin e tyre.
Njëra prej tyre është Amanda Hearst, mbesa e Randolph Hearst. Kjo është trashëgimtare e “Hearst Corporation”, shtëpi e vlefshme miliarda dollarë. Asaj Zoti i ka falur edhe bukurine, por prapë shpenzon qindra mijëra dollarë në vit për t’u dukur bukur.
Ivanka Trump është vajza e të famshmit Donald Trump, i cili posedon një pasuri prej 3.5 miliardë dollarë. Ivanka është një ish-modele dhe momentalisht punon për “The Trump Organization”, posedon kompaninë e modës “Ivanka Trump Lifestyle Collection”, ndërsa është e martuar me Jared Kushner, pronar i revistës “The New York Observer”.
Për bukurinë e saj nuk ka nevojë për fjalë. Petra dhe Tamara Ecclestone janë vajzat e pronarit të Formula 1, Bernard Ecclestone, pasuria e të cili llogaritet në rreth 2 miliardë dolarë. Tamara vazhdimisht ka qenë në tabloide, kjo për shkak të stilit të shfrenuar të jetës. Ka qenë modele, ka koleksionin e çantave që vlen miliona dollarë dhe show-n televiziv “Billion $$$ Girl”. Edhe Petra është sprovuar në modelim dhe dizajnimin e rrobave për meshkuj.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb