Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 ka treguar detaje nga ngjarja që tronditi Durrësin, ku në një atentat mbeti i plagosur edhe prokurori Arian Ndoji.

Lala ka treguar detaje nga atentati, sesi makina ku ishte prokurori është ndjekur nga atentatorët, si qëlluan ata me armë e më pas tentuan të fshehin gjurmët.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar këtë çështje për vrasje për shkak të detyrës që ushtronte dhe për grup të strukturuar kriminal. Fillimisht u mendua si atentat për shkak të detyrës, ndërsa më pas u mësua se në këtë ngjarje ishte përfshirë edhe Pëllumb Muharremaj , dyshimet janë devijuar në faktin se në shënjestër të atentatit ka qenë Aleksandër Laho. Ata kanë drekuar bashkë, ka qenë një takim rastësisht, Pëllumb Muharremi i është afruar në lokal prokurorit. Kanë qenë dy automjete që kanë qenë afër, automjeti i parë ishte i Arian Ndojit, ndërsa “Rrumi” ishte në pjesën pasme të makinës. Arian Ndoji ka thënë se kam pasur miqësi të vjetër”, tha Lala.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh më tej se janë 5 persona të shoqëruar për këtë atentat, mes të cilëve edhe Plarent Dervishaj, element i njohur kriminal.

“Ndoji ka deklaruar se në dijeninë e tij Rrumi nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Diku në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, një automjet i është vënë në ndjekje. Ka dyshime se shënjestër ka qenë Rrumi e jo prokurori, sepse kanë nisur të fillojnë të qëllojnë disa herë me armë në mes të makinës. Afro 40 minuta më vonë është zbuluar në Ishëm një automjet dhe ka rezultuar se një prej armëve nuk është zbuluar. Duke qenë një atentator më pas, plani nuk ka shkuar deri në fund. Plarent Dervishaj është shoqëruar, edhe pse ka qenë i dënuar me burg përjetë, por nuk dihet pse është lirë. Janë të paktën 5 të shoqëruar, të gjithë elementë kriminalë. Në dy maska janë gjetur gjurmë të pështymës, mund të jenë shenja që mund të gjenden autorët”, deklaroi Lala.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb