PRISHTINË- Historia e këngëtares së njohur Adelina Ismaili me një nga gangsterët më të frikshëm të Prishtinës, Enver Sekiraqa ishte pjesë e një dokumentari ekskluziv të transmetuar në emisionin “Zona Express”. Në këtë dokumentar janë transmetuar për herë të parë pamje dhe dëshmi të padëgjuara më parë, një prej të cilave ishte edhe zhvatja e këngëtares nga gangsteri Sekiraqa me të cilin ka pasur edhe një lidhje dashurie.

Adelina Ismaili u mor në mbrojtje prej Riza Rizës pasi zhvatej nga Sekiraqa, ndërsa prokurori i EULEX dyshon se gangsteri i bënte presion kësaj të fundit edhe me foto.

Pikërisht publikimi i fotove komprementuese të këngëtares, thuhet të jetë edhe arsyeja pse ajo ndryshoi dëshminë në gjyq, duke mohuar të gjitha akuzat. Megjithatë, në dënimin e Sekiraqës me 37 vite burg për nxitjen dhe vrasjen e policit Triumf Riza është edhe akuza e zhvatjes së këngëtares Ismaili në shuma nga 200 deri në 9 mijë euro.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb