Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk perëndojnë kurrë. Pavarësisht se i ndan një oqean i tërë, ata sërish duket sikur tërheqin njëri tjetrin, teksa nuk humbasin shkëlqimin asnjëherë pavarësisht viteve që numërojnë mbi supe.

Cristiano Ronaldo vijon të besojë se mund të mbërrijë kuotën e 1000 golave në karrierë, përpara se të “var këpucët në goxhdë”. Një objektiv i vështirë për t’u arritur për shumëkënd, por jo për një sportist si CR7, që fizikisht duket ende në formë për të bërë diferencën në fushë. I tij ishte goli që prishi ekuilibrat në sfidën e javës së 22, teksa ekipi i Stefano Piolit mposhti 0-2 në transfertë Al-Wehda. Por episodi më i bukur i ndeshjes do të vinte në minutën e 10 të shtesës, teksa skuadra e AL Nassr fiton një 11 metërsh. Të gjithë besonin se do të ishte portugezi që do ta godiste atë, por CR7  tregoi që është edhe një njeri i madh, krahas së qenuri një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai i dhuroi topin Sadio Manes që kishte 9 javë pa shënuar dhe ish lojtari i Liverpool e falënderoi duke realizuar nga pika e bardhë.

Ndërkohë shkëlqen Ronaldo, po nuk mund të rrijë pa e bërë diçka të tillë edhe argjentinasi Lionel Messi. 8 herë Topi i Artë ishte protagonist duke udhëhequr ekipin e tij Inter Miami të kualifikohej mes 16 më të mirave të Championsit të Amerikës Veriore e Qendrore. Skuadra e Inter Miami kishte fituar 0-1 sfidën e parë nga Sporting Kansas City, falë golit të “pleshtit” dhe sërish i’a doli të triumfonte edhe në aktin e dytë të zhvilluar në Florida. Messi ishte autor i golit të parë, me Leon që stopon topin saktë me gjoks dhe me të majtën lëshon një goditje të saktë që ndalet në cepin e portës. Sfida u fitua 3 me 1 nga Inter Miami, i cili arrin kështu të sigurojë kualifikimin për në raundin e 1/8, aty ku do të gjejnë skuadrën xhamajkane të Cavalier.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: