Në Gjermani ka nisur një gjyq ndaj një shqiptari dhe një turku, që edhe pse të përfshirë në episode të ndryshme krimi, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe duket se lidhja ka qenë trafiku i drogës.

Shqiptari i identifikuar si Ardit B ka bashkëpunuar me turkun Ferhat K, i dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, krim i ndodhur në nëntor 2023 pas mosmarrëveshjeve në trafikun e drogës.

Më konkretisht turku Ferhat K dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli.

Sipas medias gjermane, tre persona, të gjithë shqiptarë, më 25 prill 2023 janë takuar mes tyre në një rosticeri në Reeperbahn të Hamburgut .

Tre burra ishin Albano H. (33 vjeç), Ardit B. (30 vjeç) dhe Klenton S. (32 vjeç), që dyshohet se krahas punës në kantiere të ndryshme janë të përfshirë edhe me trafik droge.

C346db331a32c4b6302a8c752165d0ea,64d975d0
C346db331a32c4b6302a8c752165d0ea,64d975d0

Pikërisht në rostiçerinë ku janë takuar, ka pasur një debat mes Klenton S. dhe Ardit B. Situata përshkallëzohet kur Ardit. B nxjerr një Glock nga brezi dhe qëllon dy herë kundërshtarin e tij pa paralajmërim. Ai godet 32-vjeçarin në stomak dhe në pjesën e këmbës.  Por kjo nuk mjaftoi, pasi në sherr përfshihet edhe Alabano H, i cili godet viktimën me shkelma, teksa ai ndodhej i shtrirë në tokë, me dy plagë me armë zjarri.

Shërbimet e urgjencës dërguan në spital 32-vjeçarin me lëndime të rrezikshme për jetën. Në këtë pikë, Ardit B. ishte zhdukur prej kohësh në Belgjikë me një Audi të errët nëpërmjet Büdelsdorf ( Schlesëig-Holstein ).

E4d991a29191caabe38d890618542573,319d709e
E4d991a29191caabe38d890618542573,319d709e

Sipas dosjeve të hetuesve të vrasjes në Itzehoe, ai ka një ndihmës arratisjeje –dhe ai nuk është i panjohur.  Ai është Ferhat K. (30 vjeç), i cili me të paktën një bashkëpunëtor qëlloi një burrë në një mosmarrëveshje për pazaret e drogës në nëntor 2023 dhe e hodhi trupin e tij pranë “Holsten Therme” në Kaltenkirchen (Schlesëig-Holstein). Që atëherë, ka pasur një kërkim ndërkombëtar për turkun.

Sipas informacioneve të BILD , të dy personat, vrasësi  Ferhat K. dhe shqiptari Ardit B., bashkëpunonin së bashku në pazare droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb