Pavarësisht tensioneve jashtë Parlamentit, seanca në Kuvend vijoi me deputetët e mazhoranës që kishin arritur të futen në sallë. Të pranishëm në seancë ishin 71 deputetë socialistë, të mjaftueshëm për të plotësuar kuorumin dhe vazhduar mbledhjen e Kuvendit, ndonëse asnjë deputet opozitar nuk arriti të ishte prezent.

Deputeti socialist Frrok Gjini ka kërkuar që pjesë e seancës të jenë edhe deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila ka vlerësuar edhe punën e Gardës.

Frrok Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.

Elisa Spiropali: Padiskutim që deputetët që nuk janë dënuar, duhet të jenë në sallë dhe ata që i pengojnë bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por dhe ndaj Gardës së Republikës për të cilën kërkoj të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, që bënë një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me shumë sulme, me shumë fyerje të pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, të gjithë ata janë vëllezër, janë bij dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë.

SEANCA E KUVENDIT

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb