NGA ORNELA MANJANI*

Ministria e Financave publikon listën me 200 ish-të përndjekur politikë, që kanë gati pagesat për kompensimin. Në listë janë ish-të përndjekur politikë, që përfitojnë këstin e katërt dhe të pestë. Lista është hartuar, bazuar në klasifikimin e kategorive prioritare, të përcaktuara më parë nga dikasteri i financave. Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe si dhe dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese.

Të parat në listë janë gratë e ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë, me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë, që vuajnë nga sëmundje të rënda. Për kategorinë e katërt prioritet kanë për persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç.

Ndërsa për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”. Në kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

Në dy vjet u shpërndanë 1.9 miliardë lekë
Ministria e Financave brenda dy viteve ka shpërndarë 1.9 miliardë lekë për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë. Në analizën e Ministrisë së Financave mësohet se gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë paguar rreth 4500 dosje ose 7134 persona, me vlerë 1.8 miliardë lekë për vitin 2014 dhe 1.2 miliardë lekë vetëm në 5-mujorin e parë të vitit 2015, ndërkohë që mbetet për t’u disbursuar shuma prej 749.788.900 lekë deri në fund të këtij viti. Ministria e Financave bën të ditur se shumica e tyre kanë përfituar edhe 3 këste brenda një periudhe kohore më pak se 1 vit.

(emrat e përfituesve i gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb