I gjetën të pajeta dhe të përqafuara deri në momentin e fundit.

Një dashuri sublime deri në vdekje me nënën koala që përpiqej ta mbronte foshnjën e vet deri në momentet e tyre të fundit.

Imazhi zemërthyer që po bën xhiron e botës dhe tashmë është kthyer në simbolin e një tragjedie që nuk mund të shmangej.

Ato u goditën nga një makinë në jugperëndim të Brisbane, Australi.

”Dhe ato qëndruan atje, së bashku, në anë të rrugës deri në sekondat e fundit”, shkruan la stampa.it.

Një tjetër thirrje dëshpëruese vjen nga ”Shoqëria e Mbrojtjes së Koalës Ipswich”, e cila gjeti trupat e tyre dhe raportoi incidentin, duke i kujtuar të gjithëve se kjo është periudha e lëvizjes më të madhe për koalat, pasi ato janë në sezonin e plotë të çiftëzimit.

“Kjo nënë dhe foshnja e saj na u raportuan këtë mëngjes. Është një kujtesë tragjike se sa e rëndësishme është të ngadalësosh dhe t’i kushtosh vëmendje jetës së egër. Ato ndajnë mjedisin tonë, jo anasjelltas”, theksoi organizata

Këta marsupialë janë shpallur në rrezik zhdukjeje që nga viti 2022.

Habitati i tyre, tashmë i shkatërruar, sakrifikohet vazhdimisht për zhvillimin urban, bujqësor dhe industrial.

Pas shkatërrimit të mjedisit të tyre, kërcënimi më i madh mbetet trafiku rrugor.

Rreth 300 koala vdesin çdo vit vetëm në Queensland juglindor, të goditura nga makinat.

”Ky rast na ka shkatërruar. Çdo kafshë që shohim të aksidentuar në rrugë na thyen zemrat. Diçka duhet të ndryshojë, para se të jetë tepër vonë për këto krijesa që do të duan të jetojnë ende në atë që dikur ishte shtëpia e tyre”, theksojnë qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: